Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Benita Zeneli, ka paralajmëruar një intervistë të re, ku duket se do të flasë hapur për eksperiencën e saj pas daljes nga shtëpia më e famshme në Kosovë.
Përmes një postimi në Instagram Story, Benita shkroi se “shumë shpejt” do të vijë një intervistë e saj e parë pas Big-ut, duke lënë të kuptohet se ka shumë gjëra të pathëna që pritet t’i sqarojë publikisht.
“Kam zgjedh me hesht për shumë gjëra dhe mos me i shpalos disa të vërteta, sepse kurrë s’kam dasht me i bo dëm askujt – sidomos kur bëhet fjalë për ndjenja dhe lidhje dashurie”, ka shkruar ajo në postim.
Megjithatë, Benita shtoi se kur “provokimet nuk ndalen”, vjen momenti për të folur. Ajo paralajmëroi se publiku do të kuptojë “shumë gjëra interesante” së shpejti.





