Dy ish-banorë shumë të komentuar të formateve “Big Brother” janë takuar së fundmi dhe duket se ky takim nuk ka qenë aspak i rastësishëm.
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Rogerti, është parë në shoqërinë e ish-banorit të Big Brother VIP Kosova, Labinotit, ku dyshja janë fotografuar duke u përqafuar pranë një veture.
Nga pamjet, takimi mes tyre duket mjaft miqësor, ndërsa burime pranë tyre bëjnë të ditur se Rogerti dhe Labinoti kanë paralajmëruar së bashku një projekt të ri, i cili pritet të zbulohet së shpejti për publikun.
Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një projekt televiziv, muzikor apo diçka tjetër në botën e medias, por fakti që dy ish-banorët janë bërë bashkë ka mjaftuar për të ndezur kureshtjen e fansave.
Ky bashkim mes një ish-banori të Big Brother VIP Albania dhe një ish-banori të Big Brother VIP Kosova po shihet si një surprizë interesante, ndërsa ndjekësit tashmë presin me padurim të mësojnë se çfarë po përgatisin Rogerti dhe Laninoti.
A po vjen një bashkëpunim i madh mes tyre? Kjo mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurt: dyshja kanë ditur si ta marrin vëmendjen.




