Andi Shehi dhe partnerja e tij, Enki, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë vetëm pak kohë më parë. Ata zgjodhën që në ditëlindjen e parë të djalit të organizonin edhe një ceremoni.
Të ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, çifti i njohur zbuluan detaje nga dasma e tyre.
“Dasma ka qenë ëndrra ime. Që e vogël e kam patur shumë qejf. Por në momentin që mbeta shtatzënë dhe e kishim caktuar datën e fejesës, thashë se kjo do të ishte dhe nuk do të bëja më tjetër. E shijuam atë”, tha Enki.
Më pas ajo tregoi se, kur kishin nisur përgatitjet për ditëlindjen e parë të djalit, personi që po merrej me dekorin u kishte sugjeruar: “Ju po investoni, bëni edhe një dasmë që ta keni si kujtim shumë të bukur”.
Të pyetur nga moderatorja nëse gjithçka shkoi siç duhet, Enki u shpreh:
“Pati shumë gjëra për syrin e keq. E vetmja gjë që na mbeti pishman ishte se nuk i bëmë adetet tamam siç duhet. Humbëm shumë kohë me djalin. U përpoqa ta vija në gjumë në orarin e tij të zakonshëm dhe humbëm dy orë. Dy orë nusja me dhëndrin hiç. U lodhëm, u stresuam. Mua aty një fytyrë më vinte dhe një më ikte. I thashë Andit: ‘Do qaj tani, do më prishet make-up-i’. Por pastaj e stakova, thashë: ‘Kur t’i vijë gjumi’”.





