Edicioni i 8-të i “Beauty Fair Albania” mirëpriti edhe këtë partneritetin me “Fare Impresa”, një studio ligjore dhe fiskale e specializuar në ofrimin e shërbimeve të konsulencës ligjore, financiare dhe fiskale për bizneset dhe investitorët vendas e të huaj.
Përmes pjesëmarrjes në këtë event të rëndësishëm për industrinë e bukurisë, estetikës dhe sipërmarrjes, “Fare Impresa” konfirmoi angazhimin e saj në mbështetjen e zhvillimit të biznesit, inovacionit dhe profesionalizmit në tregun shqiptar dhe ndërkombëtar.
Me një eksperiencë të konsoliduar në fushën e konsulencës për investime, studioja ofron asistencë të plotë në themelimin, regjistrimin, përfaqësimin dhe administrimin e shoqërive tregtare, si dhe konsulencë për investimet e huaja direkte përmes marrëveshjeve të posaçme të ndërmjetësimit.
Një nga projektet më të rëndësishme të “Fare Impresa” është krijimi dhe zhvillimi i franshizës së shërbimeve profesionale për bizneset, brenda dhe jashtë vendit. Nëpërmjet licensimit të profesionistëve të lirë dhe autorizimit për përdorimin e markës “Fare Impresa”, studioja synon të ndërtojë një rrjet të standardizuar shërbimesh profesionale, të bazuar në njohuri, plane zhvillimi dhe mjete moderne marketingu.
Pjesëmarrja në “Beauty Fair Albania” shërbeu gjithashtu si një mundësi për të prezantuar shërbimet profesionale që lidhen me sektorin e beauty & wellness, duke përfshirë asistencën ligjore dhe fiskale për klinika estetike, qendra bukurie, kompani kozmetike dhe sipërmarrës të rinj që synojnë zgjerimin e aktivitetit të tyre.
Në fokus të aktivitetit të saj mbetet edhe promovimi i dijes profesionale përmes publikimit të librave dhe artikujve në fushat ku ushtron aktivitetin, si dhe organizimit të trajnimeve profesionale për bizneset dhe profesionistët.
Gjithashtu, “Fare Impresa” ofron edhe shërbimin e përkthimit zyrtar në gjuhën italiane nga Avokat Egli Haxhiraj, përkthyes zyrtar i autorizuar nga Ministria e Drejtësisë, duke garantuar standarde profesionale dhe ligjore në dokumentacionin ndërkombëtar.
Partneriteti në edicionin e 8-të të “Beauty Fair Albania” përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm për “Fare Impresa” në forcimin e lidhjeve me komunitetin e biznesit dhe në mbështetjen e sipërmarrjes moderne shqiptare.





