Një moment i papritur ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Ferma VIP.
Në qendër të kësaj skene të pazakontë ishin shkrimtarja e njohur Mimoza Ahmeti dhe balerini Ilir Shaqiri.
Gjithçka nisi gjatë një sfide spontane, ku Iliri po mundohej ta bënte Mozën të qeshte me gjeste dhe mimika pranë fytyrës së saj.
E ndërsa atmosfera bëhej gjithnjë e më gazmore, Moza e surprizoi totalisht me një reagim që nuk pritej.
“A të bëj një gjë të frikshme?”, iu drejtua ajo balerinit, përpara se t’i kapte fytyrën me duar dhe ta puthte në buzë.

Veprimi i saj e la Ilirin të shtangur për disa sekonda, gjersa më pas ai shpërtheu në të qeshura.





