Te Komuna rikthehet zyrtarisht si partner i gastronomisë dhe catering-ut në Beauty Fair Albania 2026, duke sjellë një qasje të re ndaj eksperiencës kulinare në evente të nivelit të lartë.
Në Edicionin e 8-të të panairit më të madh të bukurisë në Shqipëri, “Te Komuna” prezanton një koncept unik që ndërthur kuzhinën mesdhetare, sushi premium dhe muzikën live, duke krijuar një ambient elegant dhe të paharrueshëm për pjesëmarrësit.
I njohur gjerësisht si një nga vendet më të frekuentuara në Tiranë për kafe, ushqim casual dhe mbrëmje sociale, Te Komuna ka ndërtuar identitetin e tij si një pikë referimi urbane për takime dhe jetën sociale të kryeqytetit.
Në bashkëpunim me Beauty Fair Albania 2026, kompania sjell një shërbim catering-u të kuruar me kujdes dhe standarde të larta, duke ofruar një eksperiencë premium mikpritjeje dhe shije autentike për ekspozuesit, partnerët dhe vizitorët e eventit.
Ky partneritet forcon edhe më tej lidhjen mes gastronomisë, artit dhe industrisë së eventeve, duke e kthyer Beauty Fair Albania 2026 në një eksperiencë më të plotë, më moderne dhe më të rafinuar për publikun.





