Mbrëmja e djeshme ka qenë festive për familjen e Mateos, pasi motra e tij, Kejsi, ka festuar ditëlindjen. Megjithatë, sytë e ndjekësve kërkuan me ngulm një personazh shumë të dashur: Brikenën.
Mungesa e saj në festën e kunatës ngriti menjëherë pikëpyetje në rrjetet sociale, por Mateo nuk ka vonuar të sqarojë gjithçka.
Përmes një mesazhi në kanalin e tij në rrjetet sociale, Mateo ka treguar se arsyeja e mungesës kishte të bënte me një impenjim të pashmangshëm të Brikenës.
“Fatkeqësisht Briki nuk ka pasur mundësinë të vijë tek ditëlindja e Kejsit sepse e ka pasur prerë biletën e avionit shumë më para se të dërgoheshin ftesat edhe e ka pasur shumë herët në mëngjes nisjen,” u shpreh ai, duke e mbyllur me një dedikim të ëmbël: “Miss my girl”.





