Albanian Sound Lighting & Video është partneri zyrtar i audio-s, ndriçimit dhe teknologjisë vizuale në Beauty Fair Albania 2026, duke sjellë profesionalizëm, inovacion dhe standarde ndërkombëtare në një nga eventet më të rëndësishme të industrisë së bukurisë në Shqipëri.
Me mbi 15 vite eksperiencë në industrinë e eventeve, kompania dallohet për përkushtimin ndaj cilësisë, kreativitetit dhe realizimit perfekt të çdo projekti. Qoftë për koncerte, festivale, evente korporative, ekspozita apo projection mapping arkitektonik, Albanian Sound Lighting & Video sjell në jetë çdo vizion përmes teknologjisë moderne dhe një ekipi profesionistësh të apasionuar.
Në kuadër të Beauty Fair Albania 2026, kompania ofron zgjidhje profesionale në:
Sisteme audio profesionale
Ndriçim skenik dhe ambiental
Ekrane LED dhe teknologji video
Efekte vizuale dhe produksion teknik
Mbështetje teknike për skenografi dhe prezantime live
Ekspertiza e ekipit dhe investimi i vazhdueshëm në pajisjet më të avancuara të audio-s, ndriçimit dhe videos garantojnë një eksperiencë moderne, dinamike dhe mbresëlënëse për çdo pjesëmarrës dhe vizitor të eventit.
Albanian Sound Lighting & Video ka qenë pjesë e disa prej eventeve më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, duke fituar besimin e artistëve, markave dhe partnerëve më të njohur.
Një falënderim dhe mirënjohje e veçantë shkon për Albanian Sound Lighting & Video për mbështetjen, profesionalizmin dhe kontributin në realizimin e Beauty Fair Albania 2026, duke e kthyer këtë event në një eksperiencë të jashtëzakonshme vizuale dhe artistike.





