Elegancë, ngjyra dhe trendet më të dashura të beauty-t janë bërë bashkë në stendën 7, ku Stelique Cosmetics po prezantohet si një nga ndalesat më tërheqëse të Beauty Fair Albania 2026.
Me një përzgjedhje të kuruar të produkteve dhe brandeve të njohura ndërkombëtare, Stelique Cosmetics vjen pranë vizitorëve me produkte që ndërthurin cilësinë, inovacionin dhe stilin modern të kujdesit dhe makeup-it.
Atmosfera feminine dhe prezantimi estetik i brandit kanë tërhequr vëmendjen e të apasionuarve pas bukurisë, ndërsa produktet e ekspozuara reflektojnë trendet më të fundit të industrisë cosmetike.
Në këtë edicion të Beauty Fair Albania 2026, Stelique Cosmetics po sjell një eksperiencë të veçantë për çdo vizitor që dëshiron të zbulojë produkte të përzgjedhura me kujdes dhe standarde moderne bukurie.
Nga energjia kreative e NYX Professional Makeup, tek produktet moderne dhe cruelty-free të e.l.f, skincare-i fresh i Bubble, filozofia relaksuese dhe luksoze e Rituals, si edhe ikonat globale të Sephora Favorites, çdo produkt është zgjedhur për t’i dhënë eksperiencës së bukurisë një tjetër nivel.
Të gjithë të apasionuarit pas makeup-it dhe skincare mund të vizitojnë stendën 7 për të parë nga afër risitë dhe surprizat që sjell Stelique Cosmetics në panairin më të madh të beauty-t në vend.





