Sunday, May 10, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

FatmaRrela sjell universin e dedikuar për flokët kaçurrela

FatmaRrela, brandi i krijuar nga Fatma Haxhialiu, prezantohet në Beauty Fair Albania 2026 me një linjë të dedikuar kujdesit për flokët kaçurrela dhe me onde. Më shumë se një seri produktesh, FatmaRrela përfaqëson një eksperiencë të personalizuar për mirëmbajtjen, ushqimin dhe definimin e flokëve, duke sjellë shëndet, shkëlqim dhe vitalitet natyral.

Të gjitha produktet janë të krijuara me përbërës bio-organikë dhe prodhohen në mënyrë të qëndrueshme, të zgjedhura me kujdes për të garantuar cilësi dhe efekt maksimal. Me mbi 30 produkte të specializuara për flokë të drejtë, me onde dhe kaçurrela, brandi synon të mbrojë dhe të theksojë bukurinë natyrale të çdo floku.

Prej vitesh në tregun shqiptar dhe në diasporë, FatmaRrela ka ndërtuar një komunitet të fortë vajzash dhe grash që besojnë tek kujdesi natyral dhe fuqia e vetëdashurisë. Përveç linjës kryesore, brandi ka krijuar edhe KIKI, një linjë organike për foshnje dhe fëmijë, me formula të buta për kujdesin e flokëve të më të vegjëlve.

Në Beauty Fair Albania 2026, FatmaRrela vjen si një nga brandet shqiptare që po i jep një identitet të ri kujdesit për flokët kaçurrela, duke sjellë produkte moderne, natyrale dhe të krijuara me dashuri për çdo kaçurrelse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles