Sunday, May 10, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Too Cute sjell ngjyra, shkëlqim dhe energji rinore në Beauty Fair Albania 2026

Një atmosferë plot ngjyra, estetikë moderne dhe produkte që reflektojnë frymën e vajzave të sotme ka pushtuar Stendën 2 në Beauty Fair Albania 2026, aty ku Argjira Spanca prezanton brandin e saj “Too Cute”. Me një koncept fresh dhe trendy, ky brand po kthehet në një nga surprizat më të komentuara të panairit.

I krijuar në shkurt të vitit 2024, “Too Cute” është ndërtuar si një brand i dedikuar kujdesit për buzët dhe trupin, duke sjellë produkte që kombinojnë formulat natyrale me stilin modern. Çdo detaj i brandit reflekton elegancë rinore, vetëbesim dhe kujdes për veten.

Ndër produktet që po marrin më shumë vëmendje janë lip oil-et 100% natyrale me formulë jo ngjitëse, të cilat ushqejnë buzët dhe krijojnë një shkëlqim të butë e natyral. Koleksioni përfshin gjithashtu balsame buzësh, scrub-e, maska dhe produkte në edicione të limituara që po bëhen pjesë e rutinës beauty të shumë vajzave.

Për trupin, “Too Cute” prezanton:

  • Tanning Oil SPF 30, për një nxirje perfekte duke mbrojtur lëkurën;
  • Dry Shimmering Oil, vaj me efekt shimmer që i jep trupit ndriçim elegant dhe pamje glamuroze.

Me paketim modern, tekstura të lehta dhe produkte të krijuara për ta bërë çdo vajzë të ndihet bukur dhe komode me veten, “Too Cute” po sjell një frymë të re në tregun beauty shqiptar.

Stenda e Argjira Spancës është kthyer në një nga pikat më të vizituara të Beauty Fair Albania 2026, duke tërhequr vëmendjen e të apasionuarave pas kujdesit personal, makeup-it dhe trendeve të reja.

Vizitoni Stendën 2 në katin e dytë dhe zbuloni nga afër universin “Too Cute”, aty ku bukuria takohet me stilin, energjinë dhe vetëbesimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles