Në një kohë kur kujdesi për veten po kthehet në prioritet, Farmaci INI sjell në Beauty Fair Albania 2026 një koncept modern ku shëndeti, dermokozmetika dhe mirëqenia bashkohen në një eksperiencë të vetme profesionale. Në Stendën 1, vizitorët kanë mundësinë të njohin nga afër katër brande të rëndësishme: Farmaci INI, Pharma.al, Dr. Santë dhe Green Pharmacy – emra që po sjellin standarde të reja në tregun farmaceutik dhe beauty në Shqipëri.
E themeluar në vitin 2025, Farmaci INI prezantohet si më shumë se një farmaci – një partner i besueshëm në rrugëtimin drejt shëndetit dhe mirëqenies. E krijuar nga profesionistë me përvojë në fushën farmaceutike, Farmaci INI sjell produkte dermokozmetike dhe suplemente ushqimore të prodhuara sipas standardeve më të larta europiane. Në kuadër të panairit, vizitorëve u ofrohen shërbime falas si Skin Test, Scalp Test, matja e niveleve të vitaminave dhe mineraleve, si edhe oferta speciale, produkte dhuratë dhe kupona me ulje për shërbime dermoestetike dhe dentare në Tiranë.
Pjesë e prezantimit është edhe Pharma.al, platforma moderne farmaceutike që lidh furnitorët me farmacitë, bizneset dhe konsumatorët në të gjithë Shqipërinë. Si distributor zyrtar i brandeve Green Pharmacy dhe Dr. Santë, Pharma.al sjell produkte cilësore me çmime konkurruese, duke garantuar shërbim të shpejtë, të besueshëm dhe të orientuar drejt mirëqenies së konsumatorit.
Një vëmendje të veçantë në stendë merr Dr. Santë, brandi modern kozmetik që kombinon ekspertizën shkencore me përbërës aktivë të avancuar për kujdesin e flokëve dhe lëkurës. Produktet e prezantuara fokusohen në rikuperimin, hidratimin dhe forcimin e flokëve, duke sjellë formula efektive për kujdesin e përditshëm. Linja Aloe Vera Liquid Silk për flokët e dëmtuar dhe majat e dyfishta është një nga produktet që ka tërhequr interesin e vizitorëve gjatë panairit.
Ndërkohë, Green Pharmacy sjell filozofinë e bukurisë natyrale të kombinuar me teknologjinë moderne të kujdesit për lëkurën dhe flokët. I frymëzuar nga traditat farmaceutike dhe përbërësit bimorë, brandi ofron produkte efektive, të sigurta dhe të balancuara për rutinën e përditshme të kujdesit personal.
Stenda 1 është kthyer në një nga pikat më interesante të Beauty Fair Albania 2026, duke ofruar jo vetëm produkte dhe konsultime profesionale, por edhe një eksperiencë të plotë për çdo vizitor që kërkon të investojë në shëndetin, bukurinë dhe mirëqenien personale.
Vizitoni Farmaci INI në Stendën 1 në katin e dytë të Pallatit të Kongreseve dhe zbuloni nga afër inovacionin, kujdesin profesional dhe brande që po transformojnë industrinë farmaceutike dhe beauty në Shqipëri.





