Gjesti ka qenë sërish në qendër të vëmendjes së ndjekësve në rrjetet sociale, këtë herë jo vetëm për muzikën e tij.
Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në platformën TikTok, artisti surprizoi fansat duke prezantuar për herë të parë publikisht partnerin e motrës së tij, Blerinës.
Gjesti u shfaq “Live” së bashku me Gimbon, në një atmosferë festive për të shënuar ditëlindjen e këtij të fundit.
Pa hezituar, ai e prezantoi para audiencës me fjalët: “Qiky është dhëndri”, duke shkaktuar reagime të shumta dhe komente të menjëhershme nga fansat në rrjet.




