Friday, May 8, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

DEPOT, milk_shake dhe Wet Brush sjellin në Beauty Fair Albania 2026 trendet më të fundit të beauty & grooming

Në Beauty Fair Albania 2026, Stenda 22 po sjell një kombinim markash që përfaqësojnë standarde të larta në kujdesin për flokët dhe grooming modern. DEPOT, milk_shake, Wet Brush dhe The Beauty Concept Albania janë bërë bashkë në një hapësirë që përcjell elegancë, profesionalizëm dhe inovacion.

DEPOT – The Male Tools & Co. prezanton konceptin modern të kujdesit për meshkujt, duke sjellë produkte premium për flokët, mjekrën dhe trupin, të frymëzuara nga tradita klasike italiane e barberëve. Formulat cilësore dhe dizajni minimalist e kanë kthyer markën në një emër të njohur të grooming profesional.

Nga ana tjetër, milk_shake vjen me filozofinë e saj të bazuar tek përbërësit natyralë dhe kujdesi i shëndetshëm për flokët. Formulat me proteina qumështi dhe ekstrakte frutash ndihmojnë në hidratimin, ushqimin dhe shkëlqimin natyral të flokëve, duke ofruar rezultate profesionale si në sallon ashtu edhe në përdorim të përditshëm.

Në këtë stendë prezantohet edhe Wet Brush, marka e njohur për teknologjinë IntelliFlex, që ka transformuar mënyrën e krehjes së flokëve. Furçat e saj ultra të buta reduktojnë këputjen dhe tërheqjen e flokëve, duke kombinuar kujdesin maksimal me praktikën e përditshme.

Pjesë e Stendës 22 është edhe The Beauty Concept Albania, duke plotësuar këtë prezantim me një qasje moderne dhe elegante ndaj beauty & haircare.

Në Pallatin e Kongreseve, kjo stendë po sjell një eksperiencë ku cilësia, estetika dhe trendet bashkëkohore të industrisë së bukurisë vijnë të përmbledhura në një adresë të vetme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles