Në mesin e trendeve, inovacionit dhe emrave më të njohur të industrisë beauty, Stenda 21 po tërheq interesin e vizitorëve me prezantimin e FuFarma dhe FrezyDerm, dy emra që sjellin një qasje të bazuar në ekspertizë, besim dhe kujdes të avancuar dermokozmetik.
Me një histori të konsoliduar në tregun farmaceutik shqiptar, FuFarma prezantohet në “Beauty Fair Albania 2026” si një kompani që prej vitesh ndërton ura mes cilësisë europiane dhe nevojave reale të konsumatorëve. Përmes një përzgjedhjeje të kujdesshme produktesh dhe partneritetesh ndërkombëtare, ajo ka krijuar një profil të fortë në fushën e kujdesit për shëndetin dhe lëkurën.
Në këtë stendë vjen edhe FrezyDerm, brand-i grek që ka fituar reputacion për formulat inovative dhe standardet e larta dermatologjike. Produktet e saj, të zhvilluara me fokus te efektiviteti dhe toleranca maksimale për lëkurën, ofrojnë zgjidhje moderne për mbrojtjen, hidratimin dhe trajtimin e problematikave të ndryshme dermatologjike.
Prania e tyre në Pallatin e Kongreseve sjell më shumë sesa një prezantim produktesh, ajo krijon një eksperiencë ku shkenca, estetika dhe mirëqenia bashkohen në një koncept të vetëm kujdesi. Për profesionistët e fushës dhe për të gjithë ata që kërkojnë produkte të besueshme dhe cilësore, Stenda 21 mbetet një nga ndalesat më interesante të këtij edicioni të “Beauty Fair Albania 2026”.





