Kujdesi për lëkurën nuk është më thjesht rutinë bukurie, por një kombinim mes shkencës, inovacionit dhe teknologjisë moderne. Pikërisht këtë frymë do të sjellë stenda 8 në “Beauty Fair Albania 2026”, ku do të prezantohen disa nga brandet më të njohura ndërkombëtare të dermokozmetikës dhe skincare-it profesional.
Pharmaceris, Lirene, Geske, Emotopic, Under Twenty, Elementré, Amar Pharma dhe Dandelion Pharmaceutical bashkohen në një hapësirë të vetme, duke krijuar një eksperiencë të dedikuar për kujdesin inteligjent të lëkurës dhe produktet e standardeve më të larta.
Në fokus të kësaj stende qëndron “Pharmaceris”, marka dermatologjike e njohur për formulat klinikisht të testuara dhe zgjidhjet profesionale për lëkurën e ndjeshme, atopike apo me problematika specifike. Me ekspertizë farmaceutike dhe besim ndërkombëtar, Pharmaceris mbetet një nga emrat më të respektuar në industrinë e skincare-it.
Pjesë e këtij prezantimi është edhe “Lirene”, brandi europian që ndërthur kërkimin shkencor me përbërës natyralë, duke sjellë produkte të avancuara për hidratim, rigjenerim dhe mbrojtje të lëkurës.
Risia teknologjike vjen përmes “GESKE German Beauty Tech”, një nga markat që po transformon mënyrën e kujdesit personal me pajisje smart dhe teknologji moderne estetike për përdorim profesional edhe në shtëpi.
Ndërkohë, “Emotopic” ofron zgjidhje të specializuara për lëkurën atopike dhe shumë të ndjeshme, ndërsa “Under Twenty” fokusohet te kujdesi për lëkurën e të rinjve me formula të dedikuara kundër akneve dhe papërsosmërive.
Një tjetër brand që tërheq vëmendje është “Elementré”, i cili sjell filozofinë moderne të skincare-it minimalist dhe profesional, me formulime të avancuara dhe aktive të përzgjedhura me precizion.
Kjo stendë do të jetë një nga ndalesat më interesante të panairit për të gjithë profesionistët e bukurisë, farmacistët, dermatologët dhe dashamirësit e skincare-it modern, duke sjellë në Tiranë trendet më të reja të industrisë globale të kujdesit për lëkurën.




