Friday, May 8, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Eleganca franceze dhe sekreti i mirëqenies takohen në stendën nr. 3 në Beauty Fair Albania

Mes emrave që po spikasin në “Beauty Fair Albania 2026” është edhe “Imi Pharma”, e cila në stendën nr. 3 prezantohet me dy brande të veçanta që bashkojnë kujdesin për bukurinë dhe shëndetin: “Yves Rocher France” dhe “Duna Food Supplements”.

Me një histori të gjatë suksesi në industrinë e kozmetikës bimore, “Yves Rocher” sjell në panair eksperiencën franceze të kujdesit natyral për lëkurën dhe trupin. Marka, e themeluar në Francë në vitin 1959, njihet në mbarë botën për formulat me përbërës bimorë dhe filozofinë e saj të lidhur ngushtë me natyrën dhe bukurinë autentike.

Këtë vit, prezenca e “Yves Rocher” në “Beauty Fair Albania” merr një domethënie edhe më të veçantë, pasi marka feston 30 vite në tregun shqiptar, tre dekada besimi, cilësie dhe marrëdhënieje të ndërtuar me konsumatorin shqiptar.

Pjesë e stendës është edhe “Duna Food Supplements”, një brand i krijuar me vizion modern për mirëqenien dhe energjinë e përditshme. I prodhuar në Zvicër dhe i mbështetur në përbërës natyralë e formulime shkencore, “Duna” ofron suplemente të përshtatshme për çdo moshë dhe stil jetese, duke promovuar balancën dhe kujdesin ndaj trupit në mënyrë natyrale.

Në stendën nr. 3, vizitorët kanë mundësinë të zbulojnë produkte, këshilla dhe risi që lidhen jo vetëm me bukurinë e jashtme, por edhe me mirëqenien nga brenda.

Një eksperiencë që sjell bashkë elegancën franceze dhe kujdesin modern për jetën e përditshme, vetëm në “Beauty Fair Albania 2026”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles