Monday, May 4, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Familjarët e Mozës reagojn pas deklaratave të rënda: Është zhgënjyese se si produksioni po anashkalon këto situata

Familjarët e Mimoza Ahmetit kanë reaguar së fundmi në rrjetet sociale, duke shprehur shqetësimin e tyre lidhur me një deklaratë të bërë në “Ferma VIP”.
Në reagimin e tyre, ata theksojnë se ndaj saj po përdoret gjuhë fyese dhe po shfaqen sjellje që cenojnë dinjitetin e një gruaje dhe nëne, duke e cilësuar situatën të papranueshme.
Sipas familjarëve, komentet dhe ofendimet nga disa prej konkurrentëve kanë kaluar kufijtë e etikës, ndërsa përdorimi i një gjuhe banale bëhet edhe më shqetësues për shkak të përhapjes së gjerë në rrjetet sociale.
Gjithashtu, ata shprehen të zhgënjyer me mënyrën se si, sipas tyre, produksioni ka zgjedhur ta trajtojë situatën.
Familjarët ngrenë shqetësimin se poetja nuk po trajtohet në mënyrë të barabartë gjatë spektakleve “Prime”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles