Monday, May 4, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Rivalë” në ekran por miq për kokë! Ermali, Arbana dhe Xhemi festojnë sot 22 vite miqësi

Sot, personazhet e njohura shqiptare, Ermal Mamaqi së bashku me partneren e tij Amarda Toska festojnë plot 22 vite shoqëri me moderatoret Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu.

Lajmi i bukur është konfirmuar përmes një postimi të bërë në rrjet nga vetë Ermal Mamaqi i cili ndau pamje nga festa e ngrohtë mes miqve.

I pranishëm në këtë festë që u organizua për dhjetëra vite shoqëri mes treshes së preferuar të ekranit shqiptar, ishin dhe partnerët e tyre, Amarda Toska partnerja e Ermalit si dhe regjisori Eduart Grishaj, njëherazi partneri i Arbana Osmanit.

Me kokteil, peshk dhe tortë, të rrethuar pranë zjarrit, Mamaqi, Osmani dhe Shehu festuan krah njerëzve të zemrës shoqërinë e tyre 22-vjeçare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles