Me tensione mes banorëve është shoqëruar situata në spektaklin Ferma VIP, ku duket se kanë kaluar çdo kufi të mëparshëm.
Së fundmi përplasjet brenda fermës janë intensifikuar, duke e çuar atmosferën në një nivel krejt tjetër.
Në qendër të debatit është bërë banori Adioni, i cili është bërë viral në rrjetet sociale për një sjellje të konsideruar nga publiku si e papranueshme dhe ofenduese ndaj Mimoza Ahmetit.
Në një video që po qarkullon gjerësisht në rrjet shihet momenti kur Adioni shpërndan bateri dhe i afrohet Mimozës me një qasje të ashpër dhe mungesë respekti.
Pjesë nga debati mes tyre:
Moza: Pse është ankuar për fshesën ky? Aman mos mu afro në qoftë se je ankuar për fshesën.
Adion: Gubejkë, mos më fol. Kape, ndërro baterinë. Mos më fol, merre, merre, merre.
Moza: Nuk dua.
Adion: Merre, se ta jap për fytyre, Mozë. Merre.
Moza: Ua, çfarë edukate.
Adion: Mua edukatë po më tregon? Hajde, ndërroje më shpejt.
Moza: Ai ishte mërzitur, ti ç’do me mua?
Adion: Hajde, hajde Moza Ahmeti, Ahmetoviq, hajde më shpejt.
Moza: Hajde ti, Pukoviq.
Adion: Unë nuk i kam lënë t’i marrin. Meçkë, meçkë, gubejkë.
Pas publikimit të videos, reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të menjëhershme dhe të ashpra.
Shumica e komentuesve kanë dënuar sjelljen e Adionit, duke e cilësuar atë si të ulët dhe të papranueshme për një format televiziv që ndiqet nga një audiencë e gjerë.
Disa përdorues kanë theksuar se ai mund të mendojë se ka mbështetjen e publikut, por sipas reagimeve, realiteti duket krejt i kundërt.
Ndërkohë, një pjesë e madhe e komentuesve kanë kërkuar edhe përjashtimin e tij nga gara, duke e konsideruar sjelljen si shkelje të etikës dhe respektit njerëzor.
Ngjarja ka rikthyer edhe një herë diskutimin mbi kufijtë e sjelljes në reality show dhe përgjegjësinë që mbajnë banorët për veprimet e tyre përpara publikut.




