Romeo Veshaj dhe Donald Veshaj janë rikthyer sërish për publikun, por këtë herë me “shtëpinë e tyre”.
Dyshja ka lançuar projektin më të ri të pavarur, një media online edhe në versionin radio. Kjo platformë do të përfshijë rubrika dhe formate të ndryshme, ku vëmendjen kryesore e merr emisioni i tyre i përjavshëm “Më lër të mbaroj”, i cili do t’i rikthejë vëllezërit në moderim çdo të shtunë.
Mirëpo, ajo që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve ka qenë pikërisht biseda hapëse mes dy vëllezërve në puntatën e parë. Ata nuk kanë humbur kohë për të hedhur një “thumb” mjaft të qartë dhe të drejtpërdrejtë, që rrjeti e ka interpretuar si thumb ndaj Ledion Liço dhe produksioneve të kaluara ku ata kanë qenë pjesë.
Gjatë shkëmbimit të batutave për të festuar këtë nismë të re, Donaldi dhe Romeo u shprehën hapur:
Donaldi: “S’na censuron njeri këtu, Romeo.”
Romeo: “Ke të drejtë.”
Donaldi: “Vetë Zot, vetë shkop. Gëzuar dhe urime. Sa kohë kisha që e prisja këtë…”
Kjo deklaratë e fortë për ndjesinë e lirisë, mungesën e censurës dhe të qenit “zot i vetvetes” tregon qartë se binjakët kanë pasur pakënaqësi të mbartura nga eksperiencat e fundit.




