Raporti mes Elijonës dhe Klodit, i lindur gjatë edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, po vazhdon të jetë aktiv edhe pas përfundimit të formatit.
Dyshja, e cila gjatë qëndrimit në shtëpi u komentua shpesh për afërsinë dhe momentet e tyre të veçanta, duket se e ka ruajtur të njëjtin raport edhe jashtë kamerave, duke vazhduar komunikimin me ngacmime miqësore.
Së fundmi, gjatë pushimeve të Elijonës në Egjipt, ajo ka ndarë disa fotografi nga udhëtimi i saj.
Në një prej postimeve, Klodi ka reaguar me humor duke i shkruar: “Kujdes me këto postimet”, shoqëruar me një emoji duke qeshur.
Nga ana tjetër, kur Klodi ka publikuar imazhe nga pushimet e tij në jug të vendit, Elijona i është përgjigjur në mënyrë po aq lozonjare në komente, duke kërkuar autorësinë e një fotoje me mbishkrimin: “cr: last pic @elijona”, ndërsa Klodi ia ktheu me shaka: “Hera e parë që po frymëzon ngl”.




