Në festën e organizuar nga Top Channel pas përfundimit të “Big Brother VIP 5″, Sara Hoxha, drejtuesja e projektit, falënderoi stafin, bashkëpunëtorët dhe opinionistët për punën gjatë sezonit.
Gjatë fjalës së saj, ajo u ndal edhe te Ledion Liço.
“Dua të falënderoj Ledionin, i cili i jep shkëlqim këtij formati dhe realisht është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it. Kam mësuar shumë prej teje, mësoj çdo ditë prej teje dhe jam shumë mirënjohëse që këtë rrugëtim e ndajmë bashkë.”




