Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, ka prekur emocionuar me një postim në llogarinë e saj në Instagram.
Së fundmi, ajo ka ndarë një dedikim të veçantë për djalin e saj, duke treguar anën e saj më të ndjeshme dhe lidhjen e fortë amësore.
Krahas një videoje, Angela ka shkruar fjalë me një kuptim të thellë për të voglin e saj. “Biri im, drita ime, shpirti im. Unë e shoh saktësisht se kush je dhe jam shumë mirënjohëse për ‘kontratën e shpirtit’ që na bëri bashkë në këtë rrugëtim,” ka shkruar modelja, duke theksuar lidhjen e tyre unike.
Më tej, ajo ka dhënë një mesazh mjaft fuqizues, duke i premtuar atij mbrojtje të përjetshme dhe duke treguar forcën e saj si nënë. “Ne jemi këtu për të thyer rregullat dhe për të ripërcaktuar këtë botë sipas kushteve tona. Ndërsa zgjohemi çdo ditë të re, mos harro kurrë: nëna jote është më e fortë se çdo ushtri dhe dashuria ime është mburoja që nuk thyhet kurrë. Të dua, gjithmonë,”ka përfunduar ajo.




