Thursday, April 16, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Miri surprizon me deklaratën e tij: Nëse nuk e fitoj Big Brother, dua ta fitojë Selin

Mbrëmja e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” i është dedikuar një formati të veçantë, ku finalistët e këtij edicioni janë përballur me intervista të drejtpërdrejta për të ndarë emocionet, strategjitë dhe mendimet e tyre të fundit pak para finales së madhe.

Gjatë radhës së tij në intervistë, Miri është vendosur përballë disa pyetjeve mjaft interesante, ku njëra prej tyre e ka ftuar të bëjë një zgjedhje hipotetike.

I pyetur se cili nga banorët do të fitonte ose e meriton të fitojë këtë edicion, në rast se çmimi i madh nuk shkon për të, ai ka dhënë një përgjigje të prerë.

Miri ka përmendur emrin e Selinës. Kjo zgjedhje tregon se, pavarësisht dinamikave, aleancave apo debateve që kanë shoqëruar rrugëtimin e tyre të gjatë brenda shtëpisë, ai ka një vlerësim real për lojën e saj dhe e sheh si një nga pretendentet më të forta dhe të denja për të marrë fitoren e këtij edicioni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles