Ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, Gloria Meshi, ka reaguar pas zjarrit që përfshiu pallatin shumëkatësh pasditen e së martës në Tiranë, duke bërë të ditur se ka qenë banore në atë ndërtesë.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo falenderoi të gjithë për mesazhet dhe interesimin, duke theksuar se ajo dhe familja e saj janë mirë.
“Përshëndetje, faleminderit për çdo mesazh që më keni dërguar për zjarrin e rënë. Unë dhe familja ime jemi mirë, faleminderit Zotit. Për shkak të zjarrit në pallatin dhe shtëpinë time, do të jetë e pamundur që të postoj këto ditë në vazhdim për bashkëpunimet e mia aktive, përveç se çfarë kam gati të bërë para këtyre dy ditëve“, shkruan Gloria.





