Një reagim i ashpër ka ardhur së fundmi nga ish-banorja e “Big Brother VIP”, Rike Roçi, e cila duket se ka shënjestruar hapur Meriton Mjekiqin përmes një postimi në Instagram.

Shkak është bërë mungesa e Meritonit në premierën e filmit “ADN” (më 15 tetor 2025), ku ai vetë ishte pjesë e kastit të aktorëve. Ndërkohë që u vu re mungesa e tij në premierën e filmit ku luajti vetë, ditën e djeshme Meritoni u pa në Prishtinë, në premierën e filmit të Luana Vjollcës.
Ky veprim nuk i ka shpëtuar Rikes, e cila ka publikuar një “story” me nota mjaft thumbuese:
“Ka njerëz që te filmi ku kanë luajtur vetë nuk shkojnë në premierë, sidomos në vendin e vet. Ndërsa shkojnë në premierat e filmave të të tjerëve si lepirësa. Lepirësa keni me mbet gjithë jetën,” – shkruan Rike, duke mos kursyer aspak ironinë dhe akuzat për mungesë profesionalizmi e servilizëm.





