Thursday, June 11, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Ka vetëm një mbretëreshë! Vëllai i Selin, Dj Onno në mbështetje të së motrës pas eliminimit të Dj Gimbo

Pas zhvillimeve të fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Dj Gimbo u skualifikua papritur, reagimet në rrjet nuk kanë munguar. Një ndër më të komentuarit ka qenë ai i Dj Onno, vëllait të Selin Bollati, i cili ka zgjedhur të shprehë publikisht mbështetjen e tij të fortë për motrën.

Përmes një postimi emocional, Dj Onno shkruan:
“There is only one queen! E vetmja që meriton fitoren, mundohuni sa të doni, por ajo kurrë nuk do të bjerë poshtë. Sepse forca e saj nuk vjen nga zhurma, por nga qetësia dhe qëndrueshmëria që ka treguar çdo ditë. Ajo nuk ka nevojë të shtiret apo të ulë të tjerët për të shkëlqyer, sepse drita e saj është e vërtetë dhe e pastër. Në një shtëpi ku shumë humbasin veten për lojë, Selin ka zgjedhur të mbetet vetvetja, dhe kjo është fitorja më e madhe. Ajo përfaqëson dinjitet, guxim dhe një zemër që nuk thyhet lehtë. Dhe në fund, njerëzit harrojnë fjalët, por kurrë nuk harrojnë karakterin. Selin nuk është thjesht një konkurrente… ajo është arsyeja pse kjo lojë ka kuptim. Të dua dhe do të dua gjithë jetën.”

Ai e cilëson motrën e tij si një lojtare të fortë dhe autentike, duke theksuar se pikërisht karakteri i saj e bën të veçantë në këtë format.

Ky reagim vjen në një moment delikat për Selin, menjëherë pas skualifikimit të Dj Gimbos, me të cilin ajo kishte krijuar një lidhje brenda shtëpisë së BBVA-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles