Një moment shumë emocionues ka ndodhur mbrëmjen e djeshme për banorin Rogert. Ai është përballur me një surprizë të veçantë, pasi pas katër vitesh është takuar me vëllain e tij.
Rogerti tregoi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” se prej katër vitesh nuk kishte komunikuar me vëllain e tij. Megjithatë, mbrëmjen e djeshme, Xhulio hyri në shtëpi për ta surprizuar dhe për t’u takuar me të.
Sapo e pa, Rogerti nuk i mbajti dot lotët dhe iu drejtua vëllait duke i kërkuar falje për gjithçka që kishte ndodhur mes tyre.
“Të dua vëlla, të dua fort. Më fal për të gjitha gjërat që të kam bërë. Gjithmonë do jem më i bukur se ty, por dhe më i keq se ty. Më fal për të gjitha gjërat, materialet vijnë e shkojnë, thjesht dua që ti të më duash siç më ke dashur”, tha mes lotësh Rogerti.
Nga ana tjetër, vëllai i tij Xhulio tregoi se pavarësisht distancës dhe mungesës së komunikimit, ai gjithmonë e kishte mbështetur në heshtje.
“Gjaku nuk bëhet ujë. Ne s’kemi folur, por unë në heshtje të kam suportuar gjithmonë. Ato që ti ke kaluar në jetë, unë aty kam qenë. Unë dua të të kërkoj falje. Kur u takuam herën e fundit, ti ke tentuar të flasësh me mua, unë s’kam dashur. Kur ke hyrë brenda, dëgjoj Arian: ‘Babi, shih xhaxhi Rogertin’. Unë t’i kam falur të gjitha”, ishin fjalët e Xhulios drejt Rogertit.





