Në një mbrëmje që dukej sikur kishte dalë nga një ëndërr, dashuria mori formën më të bukur. Në ditëlindjen e tij, Erolld Belegu kishte vendosur të bënte surprizën më të madhe për personin që i ka rrëmbyer zemrën.
Mes emocioneve, buzëqeshjeve dhe një atmosfere plot magji, ai u ul në gjunjë dhe i kërkoi Diolës të bëhej bashkëshortja e tij.
Dhe përgjigjja e Diolës ishte ajo që të gjithë e prisnin… një “PO” e thënë me zemër.
Një propozim si nëpër ëndrra, që shënon fillimin e një kapitulli të ri për dy zemra që kanë zgjedhur të ecin bashkë përgjithmonë.





