Lore, këngëtarja që u bë edhe më e njohur për publikun e gjerë pas rrugëtimit të saj si banore në Big Brother VIP Albania, ka dhënë së fundmi një intervistë ku nuk i ka shpëtuar pyetjeve mjaft pikante.
Gjatë bisedës, asaj iu kërkua të zbulojë cili ka qenë komenti ose mesazhi më i çuditshëm që ka marrë ndonjëherë nga fansat e saj në rrjetet sociale.
Pa e menduar dy herë dhe duke folur pa komplekse.
“Duke qenë se zëri im iu duket shumë sensual, më kanë dërguar mesazh duke më treguar se dëgjojnë këngën time teksa bëjnë seks,” – u shpreh ajo.
Ky rrëfim i sinqertë dhe pa filtra të këngëtares ka tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave rozë, duke treguar se përveç famës që fitoi nga reality show-u, edhe muzika dhe zëri i saj duket se kanë një ndikim mjaft “të nxehtë” te publiku.




