Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë diten e sotme vendimin për masën e sigurisë ndaj Gjestit. Pas dëgjimit të palëve, gjykata ka vendosur t’i caktojë atij masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, 30 dite.
Sipas njoftimit zyrtar nga Departamenti i Përgjithshëm, ky vendim erdhi pas kërkesës së bërë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Gjesti u ndalua të mërkurën nën dyshimin për veprat penale “armëmbajtje pa leje”, “kanosje” dhe “dëmtim i pasurisë”.




