Një studim i kryer në Penn State University, nën udhëheqjen e Penny Kris Eteron, zbuloi se konsumimi i rregullt i arrave ose vajit të arrave mund të ulë ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Eksperti rekomandon që arrat ose vaj arrash të konsumohen për katër ditë rresht, pasi kjo ndihmon në përmirësimin e enëve të gjakut. Sipas studimit, vetëm tre lugë gjelle vaj arrash mund të përmirësojnë funksionin e enëve të gjakut brenda katër orësh.
Studimi nënvizon se ky efekt pozitiv ka të bëjë me përbërësit ushqyes që gjenden në arrat, duke përfshirë omega-3, antioksidues dhe minerale të rëndësishme për shëndetin kardiovaskular.
Ekspertët sugjerojnë që të përfshihen arrat në dietën e përditshme për të mbështetur funksionin e zemrës dhe për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare.




