Thursday, June 25, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Ilir Shaqiri ka diçka për të thënë për Big Brother Vip: Ishalla e fiton një që t’i mësojë shqiptarëve si të flasin

Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Albania, Ilir Shaqiri, ka reaguar së fundmi lidhur me situatat e krijuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Përmes një postimi në InstaStory, Shaqiri ka ndarë një mesazh të drejtpërdrejtë, ku shprehet:

“Në këtë pikë uroj ta fitojë Bigun dikush që i mëson opinionistëve si të flasin, produksionit rregulloren dhe shqiptarëve si të sillen.”

Deklarata e tij është interpretuar si një kritikë e hapur ndaj mënyrës se si po menaxhohen debatet në spektakël, por edhe ndaj sjelljes së disa prej personazheve brenda shtëpisë. Reagimi i tij ka nxitur menjëherë diskutime në rrjet, me ndjekësit që janë ndarë mes atyre që e mbështesin qëndrimin e tij dhe atyre që e konsiderojnë deklaratën si të fortë.

Ilir Shaqiri, i cili fitoi zemrat e publikut gjatë rrugëtimit të tij në BBVIP, vazhdon të mbetet një zë i komentuar sa herë që shpreh mendim për formatin që e bëri fitues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles