Më 9 Mars 2026, në orën 19:45, në një nga adresat më elegante të kryeqytetit francez, 30Z Quai de Grenelle, 75015 Paris, do të zbulohet një botë e re e stilit dhe finesës.
Brand-i Aurela Hoxhës, vajzës sonë të bukur shqiptare, fton të gjithë dashamirësit e modës në prezantimin ekskluziv të koleksionit më të ri, “AHB GARDENS”, një homazh ndaj natyrës, elegancës dhe mjeshtërisë së rafinuar.
Ky koleksion premton të jetë një festë e bukurisë së pastër, ku detajet lulëzojnë si petale dhe siluetat rrjedhin me hijeshi, duke sjellë një përvojë unike mes artit dhe modës.
Mbrëmja do të kurorëzohet me prezencën e partnerit ekskluziv të këpucëve të shfaqjes, René Caovilla, duke shtuar një prekje luksi dhe shkëlqimi në çdo hap të pasarelës.
Një natë për t’u shënuar në kalendar. Një koleksion për t’u përjetuar. Një moment që do të mbetet në kujtesë.





