Tuesday, May 5, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

U tha se ka ndjenja? Marrëdhënia mes saj dhe Mirit nuk ka nevojë për më shumë komente. Selin i vendosi pikat mbi “i” që në nisje të Big Brother VIP Albania.

Një deklaratë e Juelës se “Selin ka ndjenja për Mirin”, ka bërë që ky i fundit ta pranojë për herë të parë që sipas tij, banorja mund të ketë ndjenja për të.
Miri tha se gjithmonë e ka dyshuar këtë, por Selinën sipas tij nuk e ka akuzuar askush deri më tani se ka ndjenja për të. Ai shtoi se përqafimet nuk i ka shkëmbyer me zor.
“Ajo ka ndjenja për ty, Miri. Të gjithë kanë akuzuar Mirin, por sytë që ka Selin për ty, unë nuk i kam me një mashkull që nuk më pëlqen. Do të të ndihmoj unë ty, duhet të më falënderosh për Kutinë e Pandorës që nuk ju kam futur bashkë”, ishte deklarata e Juelës.
“Më pëlqeu diçka, kam qenë në dyshime gjithë kohës, por nuk i kam thënë zë. Juela tha një gjë, se ajo është femër. Meqë e dëgjova tani, unë jam akuzuar gjithë kohës që paskam ndjenja, që jam njeriu manjak, që kam kryer situata perverse, që jam dashuruar etj. Atë që dëgjova tani duhet ta mendoj mirë. Mos ndoshta është edhe në të kundërt kjo gjë, por aty nuk e akuzon njeri, por vetëm mua. Mos është edhe e kundërta? Po e mendoj njëherë, se nuk i dihet. Ajo nuk u kthehet banorëve. Më thotë ‘hajde te dushi’ dhe akuzohem unë. Përqafimet nuk i kam shkëmbyer me zor dhe me dhunë. Më ka parë, e kam parë. Nuk më ka pyetur asnjëherë për bashkëshorten”, tha Miri.

E e gjithë kjo, është një stisje. Selin, ka deklaruar që në fillim, se Miri ka moshën e babait të saj dhe e sheh dhe e respekton si figurën e tij.
Po nga ana tjetër, vetë Miri pse nuk e kundërshtoi mendimin e Juelës, kur vetë ai ka thënë që marrëdhënia e tyre është si bab e bijë? Mos ndoshta i lezetoi kjo gjë?
Nga ana tjetër, Selin ka kundërshtuar me tona të larta Juelën lidhur me këto akuza.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles