Wednesday, May 6, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Çifti bashkë: Eriku nxjerr me stil Sarën në videon nga festa private

Sara Hoxha dhe Erik Fullani po shijojnë në maksimum romancën e tyre, duke zgjedhur me vetëdije që këtë fazë të bukur ta mbajnë diskrete dhe larg zhurmës së tepruar mediatike. Çifti i njohur i showbizit po kalon kohë mjaft cilësore në shoqërinë e njëri-tjetrit, dhe mbrëmjen e kaluar kanë festuar së bashku në një ditëlindje të përbashkët.

Siç ka bërë shpesh në daljet e fundit, Sara u tregua hermetike në rrjetet sociale, duke u rezervuar maksimalisht dhe duke mos ndarë asnjë imazh apo video nga eventi. Megjithatë, prania e saj krah Erikut u konfirmua nga një moment spontan i publikuar nga vetë ai. Gjatë festës, Eriku ka realizuar një video selfie me shumë stil, duke shijuar atmosferën pranë këngëtarit të njohur Gena, i cili po performonte për të ftuarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles