Ish-banorja e këtij edicioni të “Big Brother VIP Kosova”, Jasmina Kadriu, duket se po jeton ditët e saj më të lumtura në aspektin romantik.
Përmes disa postimeve të fundit në Instagram, bukuroshja ka bërë të ditur se po feston një përvjetor shumë të rëndësishëm: 1-vjetorin e lidhjes së saj të dashurisë.
Një dhuratë “përrallore” në garazh
Jasmina ka ndarë me ndjekësit e saj pamje nga surpriza që partneri i ka përgatitur për këtë datë speciale. Në qendër të vëmendjes ishte një makinë luksoze e tipit Range Rover, e mbuluar me një fjuban të madh të kuq. Ambienti ishte dekoruar deri në detaje me petale rozë dhe blu, ndërsa në plan të parë qëndronte një buqetë gjigante me trëndafila blu dhe të bardhë, ku ishin shënuar datat domethënëse: 18.02.2025 – 18.02.2026.






