Mbrëmjen e djeshme, gjatë Prime, Mateo i ka përgatitur një surprizë Brikenës, në përpjekje për të thyer “akullin” që ajo kishte vendosur mes tyre.
Ai i kërkoi ndihmën “Vëllait të Madh” për realizimin e kësaj surprize dhe i dedikoi asaj një këngë dashurie në oborrin e shtëpisë, i cili ishte zbukuruar me trëndafila, duke krijuar një atmosferë romantike.
Surpriza u plotësua edhe nga një mesazh që erdhi nga ajri përmes një droni, ku Mateo i drejtoi Brikenës pyetjen: “Më jep vetëm një mundësi!”.
Megjithatë, përgjigjja e Brikenës ishte e papritur. Ajo falënderoi Mateon për surprizën dhe u shpreh se do t’i jepte një mundësi për t’u njohur, por jo për diçka më shumë.
“E falënderoj Mateon për këtë surprizë, do i jap një mundësi për t’u njohur, por jo për më shumë. E meqë sot ka ditëlindjen babi i Mateos, doja t’i thoja edhe 100. Përqafim nuk e ndjej t’ia jap tani, kështu që po i jap vetëm dorën,” u shpreh Brikena.





