Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e artit në vendin tonë, pask ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare aktori i mirënjohur, Fitim Makashi.
Aktori ishte një figurë e rëndësishme e teatrit dhe kinemasë shqiptare, duke lënë pas një trashëgimi të vyer artistike.
Fitim Makashi është babai i këngëtarit të njohur në vendin tonë Redon Makashi.
Redon Makashi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të babait të tij, aktorit të kinematografisë shqiptare, Fitim Makashi.
Në një postim në Instagram ai njoftoi ndarjen nga jeta të babait të tij si dhe kohën dhe vendin ku do të mbahen homazhet për aktorin e mirënjohur shqiptarë.
Me dhimbje të thellë njoftoj ndarjen nga jeta të babait tim, artistit Fitim Makashi.
Homazhet në nderim të tij do të mbahen nga ora 11:00 – 13:00, pranë Art Turbina.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet n
Varrezat e Sharrës, Tiranë.
Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe ngushëllimet.
U prehtë nё paqe.
Kush ishte Fitim Makashi
Fitim Makashi lindi më 10 prill 1944 në Gjirokastër. Në vitin 1963 nis studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë për aktor dhe ka mbaruar në 1967. Për një kohë të gjatë punon si pedagog në ILA dhe në të njëjtën kohë pati një angazhim të herë pas herëshme në Teatrin Popullor (sot TK); Zyrtarisht do të jetë viti 1978 kur do të emërohet aktor në këtë Teatër, vendi ku vazhdoj karrierën artistike si aktor për rreth 12 vjet, saktësisht deri nga mesi i viteve 90-të.
Gjatë kësaj kohe realizon një sërë rolesh që lanë gjurmë në skenën e teatrit, nga ku mund të kujtojmë rolin e Pedagogut në “Pas provimit të dytë” , Drejtori i fermës në “Ata që duhen”, roli i Benit tek “Vdekja e një komisioneri”, Bedriu tek “Dritat e skenës”, Telhai tek “Besa”, Filipoviç` tek shfaqja “Inspektori” që mbahet edhe si roli i fundit i tij në Teatër.
Fillimet në film i ka që në vitin 1967 me një rol episodik të një marinari në filmin “Dueli i heshtur”, duke vazhduar me filmat e tjerë si “Prita” (1968) “Njësiti gueril” (1969) “Ndërgjegja” (1972) “Rugicat që kërkonin diell” (1975) “Në fillim të verës” (1975) “Ilegalët” (1976) “Nga mesi i errësirës” (1978) “Intendenti” (1980) “Gjurmë në kaltërsi” (1981) “Tre njerëz me guna” (1985) “Shpella e piratëve” (1991) “Vdekja e kalit” (1992)





