Xheneta Fatahu ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, pasi ka zbuluar se së fundmi i është nënshtruar një ndërhyrjeje estetike në hundë.
Ajo ka ndarë me ndjekësit një “story” në Instagram, ku shfaqet e shtrirë në shtratin e spitalit, menjëherë pas operacionit. Pranë saj shihen edhe dy persona shumë të afërt, Adri dhe Iliriana, të cilët i qëndrojnë pranë në këto momente.
Në pamjet e publikuara, Xheneta duket e qetë dhe në humor të mirë, pavarësisht fashos në hundë, duke lënë të kuptohet se ndërhyrja ka kaluar pa probleme. Megjithatë, ajo ka zgjedhur të mos ndajë detaje të tjera rreth operacionit që ka kryer.





