Monday, May 11, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Gjesti do hyjë në Big Brother Vip Albania?!

Po flitet se shumë shpejt Gjesti do të shfaqet në studion e Big Brother VIP Albania, në kuadër të promovimit të këngës së tij më të re.

Lajmi ka nisur të qarkullojë pas një story të publikuar nga blogeri i njohur Olti Curri, ku ai ka ndarë një mesazh i cili tregon se ka informacione që në një nga prime-t e ardhshme, Gjesti do të jetë i ftuar në BB VIP Albania, madje duke lënë të kuptohet se hyrja e tij në studio do të ketë një formë surprizë.

“Kam info se këto 3 prime-t e ardhshme Gjesti do promovojë këngën e re në BBVIP Albania, së bashku me DJ Gimbo-n, ku ky i dyti do futet si banor”, shkruan Curri në postimin e tij, duke shtuar më pas se burimi i informacionit është anonim.

7e89931e 752b 438a a66e 5ebf8330fab4

Deri në këto momente, nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga produksioni apo nga vetë Gjesti, por postimi ka ngjallur menjëherë interes dhe reagime të shumta në rrjete sociale. Mbetet për t’u parë nëse kjo përflitje do të materializohet në prime-t e ardhshme të spektaklit. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles