Selin ka shpërthyer emocionalisht për herë të parë në Dhomën e Rrëfimit, pas deklaratave të forta të bëra nga Rogerti ndaj saj. Me lot në sy, ajo u shpreh se komentet e tij e kanë lënduar thellë dhe i konsideron të padrejta.
“T’i thuash dikujt: ‘Unë të isha vëllai jot s’të kisha lënë të hyje në shtëpi’, tregon sikur unë jashtë kam dalë pale si dhe tani po bën rolin e familjarit,” u shpreh Selin, duke theksuar se askush nuk ka të drejtë të gjykojë jetën e saj personale.
Ndër të tjera, ajo shtoi edhe një deklaratë që ka nxitur reagime të shumta në rrjet:
“Mendova që veriorët janë burra, s’bëjnë llaka-llaka si puna jote.”
Deklaratat e Selin kanë hapur debat të fortë mes ndjekësve, të cilët janë ndarë mes atyre që e mbështesin dhe atyre që mbrojnë Rogertin.





