Mateo Borri ka rrëfyer për herë të parë në primen e mbrëmjes së sotme në Big Brother VIP Albania, historinë e njohjes dhe të “ndarjes” nga Brikena 4 vite më parë. Mateo tregon se kanë qenë familjarët e Brikenës, të cilët kanë ndërhyrë në njohjen e tyre për të mos vazhduar.
E gjitha ka ndodhur pas takimit të parë, kur ai shkoi në Vushtri për ta takuar. Teksa priste Brikenën, përpara i ka dalë daja i saj, i cili ka telefonuar gjithashtu dhe babain e Brikenës, i cili i kërkoi Mateos për të mos e vijuar më këtë njohje.
Mateo tregon se pavarësisht kësaj bisede, Brikena i kërkoi që të shkonte ta takonte, por përsëri para i doli daja duke i thënë “çfarë kërkon këtu, folëm njëherë bashkë”. Mateo tregoi se për shkak të kësaj, njohja nuk zgjati më shumë, por se historia me Brikenën i kishte mbetur peng nga e kaluara.
“Ka qenë një takim ku janë shkëmbyer puthje. Për shkak se kanë qenë familjarët e Brikenës që kanë ndërhyrë. Problemi është që unë dhe Brikena jemi njohur nga Instagrami. Pas shumë kohësh që kemi folur, ka qenë pëlqim nga të dy, jemi takuar në Prishtinë dhe ditën tjetër kam shkuar ta takoj në Vushtri, ajo më ka thënë më prit diku tjetër se nuk dua të më shohin.
Teksa po e prisja mu afrua një makinë dhe dikush më tha çfarë do ti këtu, çfarë e ke Brikenën ai më thotë që e di babai që ti frekuentohesh me të. Në atë moment merr në telefon babain e Brikenës dhe ma jep. Ata më thanë që leje këtu këtë gjë. Në momentin që shkëputemi më merr Brikena e më thotë që hajde. Kur shkoj prap më del daja dhe më thotë që folëm bashkë çfarë do këtu. E merr prap të atin sërish në telefon. U vendosa në presion dhe pasi ndodhi kjo kemi folur dhe për pak dhe vendosëm që të mos flasim më. Nuk kam dashur të ndërhyj”, tha Mateo.
Nga ana tjetër, Brikena është treguar më e rezevuar, duke mos ndarë detaje me publikun, duke mohuar dhe shkëmbimin e një puthjeje. Banorja u shpreh se nuk ka interes për Mateon, por beson se ai në këtë lojë nuk ka për qëllim t’i bëjë keq asaj.
“Unë jam protektive për faktin se nuk ja di qëllimet Mateos në lojë. Kur jemi takuar njëherë, nëse do kishim interes, do ishim takuar edhe në vijim. Nuk ka pasur persona të tjerë. Ka pasur disa gjëra të tjera, po unë nuk e kam gjetur veten, nuk ka pasur përputhje. Nuk ka pasur as puthje dhe as përputhje. Kam kuptuar që ai këtu ka ardhur të bëjë lojën e tij, jo të më bëjë keq mua. Ai ka qenë më shumë i dhënë pas meje”, tha Brikena.




