Debati publik mes një klinike private në Tiranë dhe Eliona Pitarkes, ka hyrë në një fazë të re, duke u zhvendosur zyrtarisht në rrugë ligjore. Përplasja nisi pas reagimeve të klinikës “Vera-Virhov”, e cila akuzoi Eliona Pitarkën se po shpërndante dieta për fëmijë në rrjetet sociale, duke përdorur emrin e pediatrit Edi Tushe. Pas këtyre paralajmërimeve, përplasja mes palëve vijoi edhe në Instagram, me postime dhe kundërpostime publike.
Sot, klinika “Vera-Virhov”, e drejtuar nga Genta Dedej, bëri të ditur përmes një deklarate zyrtare se ka depozituar padi ndaj blogeres. Sipas klinikës, padia përfshin akuza për shpifje, fyerje, dëmtim të imazhit dhe shkelje të ligjit.




