Wednesday, January 21, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Bora Zemani feston ditëlindjen, urimi i Donaldit “shkrin” zemrat: Të dua shumë…

Moderatorja e njohur Bora Zemani feston sot ditëlindjen e saj. Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miq, kolegë dhe ndjekës, ndërsa një nga urimet e para dhe më të veçanta ka ardhur nga partneri i saj, aktori Donald Veshaj.

Veshaj i ka shprehur publikisht dashurinë dhe urimet e tij për Borën. “Edhe 100 vjet, partnere. Shpresoj që jeta t’i realizojë të gjitha ëndrrat që ke, se u lodha duke i dëgjuar ato shpesh. Të dua shumë, ta them aq shpesh sa që duhet të shpik një fjalë tjetër në këtë ditë të veçantë për ty”, ka shkruar mes të tjerash Donaldi.

Bora sot mbushi 33 vjet jetë.

Çifti vazhdon të mbetet një nga më të komentuarit në showbiz-in shqiptar, ndërsa momentet e tyre të përbashkëta zgjojnë gjithmonë interes të madh tek publiku.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles