Wednesday, May 13, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Ina Aderi flet hapur: Kejsi e ka parë Stelinën duke u puthur me një tjetër

Drama mes Kejisit dhe Stelinës duket se po merr një tjetër kthesë, ndërsa Ina Aderi ka dalë publikisht në mbrojtje të Kejsit, duke zbuluar detaje që kanë ndezur rrjetin.

Sipas Inës, Kejsi ka qenë personi i parë që ka parë Stelinën duke u puthur me një djalë tjetër, fakt që, sipas saj, ka ndikuar drejtpërdrejt në situatën mes çiftit. Ajo thekson se kjo nuk është thjesht një thashethem, por një ngjarje e konfirmuar edhe nga persona të tjerë pranë tyre.

“Kejsi ka qenë personi që e ka parë Stelinën duke u puthur me një tjetër. Kejsi ka qenë personi që ma ka dhënë mua si lajm, por ka qenë edhe Bledi, shoferi, si dhe një person që punon me Kejsin, që e kanë parë Stelinën jashtë dyqanit të saj duke u puthur me Kristin,” është shprehur Ina Aderi.

Deklarata e saj ka hapur një valë të re reagimesh në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që mbështesin Kejsin dhe atyre që kërkojnë një reagim nga vetë Stelinë.

A do të ketë një përgjigje publike nga protagonistët e kësaj historie? Mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurt: kjo histori është larg përfundimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles