Një moment i papritur gjatë transmetimit live e riktheu moderatoren Jonida Vokshi në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale. Gjatë prezantimit të make-up artistes në spektakël, Jonida gaboi emrin duke e quajtur “Tajm Kastrati”, në vend të Time Kastrati, një gafë që u vu re menjëherë në studio.
Situata u korrigjua live nga Alaudin Hamiti, i cili sqaroi emrin e saktë, ndërsa reagimi i moderatores ishte plot sportivitet dhe humor. “U bëra prapë meme”, u shpreh Jonida me të qeshur, duke shkaktuar të qeshura edhe në studio.
Ashtu siç pritej, momenti u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, ku u shndërrua në meme të shumta. Por reagimi më i komentuar erdhi nga vetë Studio Time Kastrati, e cila zgjodhi ta marrë situatën me zgjuarësi dhe sportivitet.
Në një postim në InstaStory, studioja shkruan:
“Reklam mbi reklam hahahahah, kur ta don ta don ”





