Gazetarja e njohur Mira Kazhani ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të trishtë. Ditën e sotme, babai i saj, Petrit Kazhani, është ndarë nga jeta.
Përmes një postimi prekës në Instagram, Mira ka publikuar një foto të të atit, të shoqëruar me fjalë që kanë prekur zemrat e shumë ndjekësve:
“Sot një pjesë e shpirtit tim mbylli sytë përgjithnjë. Babi im.”
Përveç postimit, gazetarja ka ndarë edhe detajet e ceremonisë së varrimit në “story”, duke informuar miqtë dhe të afërmit për t’i dhënë lamtumirën e fundit të dashurit të saj.
Petrit Kazhani vuante prej vitesh nga sëmundja e demencës, fakt të cilin Mira Kazhani e kishte rrëfyer më herët në librin e saj autobiografik “Një ditë tjetër”, ku ajo flet hapur për betejën personale me kancerin e gjirit dhe sfidat familjare që e kanë shoqëruar ndër vite.





