Thursday, May 14, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Ankesa në koncertin mbrëmë, Dafina ka një thirrje për fansat

Pallati i Rinisë u elektrizua mbrëmë nga nata e parë e “Supernova”, ku Dafina Zeqiri dhuroi një spektakël të vërtetë, por jo gjithçka shkoi sipas planit për publikun e pranishëm.

Përtej atmosferës së zjarrtë në skenë, salla u përball me temperatura mjaft të ulëta, gjë që solli një lumë ankesash në rrjete sociale. Shumë fansa e përshkruan të ftohtin si të vështirë për t’u përballuar, duke ia zbehur paksa shkëlqimin mbrëmjes.

Por, në prag të koncertit të dytë dhe të fundit që mbahet sonte, Dafina nuk e ka lënë situatën të kalojë në heshtje. Me stilin e saj karakteristik, ajo ka bërë një thirrje publike që historia të mos përsëritet dhe ndjekësit e sotëm të mos “heqin” si ata të natës së parë.

Përmes një postimi plot humor në InstaStory, ajo ka publikuar hyrjen e sallës me mbishkrimin epik: “Vishuni trash 😝❤️”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles